Nagelsman: Bayerni do ta luajë si finale

Futboll

Nagelsman: Bayerni do ta luajë si finale

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:01
Nagelsman: Bayerni do ta luajë si finale

Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, skuadra e Bajernit do të presë sot në “Allianz Arena” Dinamon e Kievit. Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsman tha për mediat se sfida ndaj ukrainasve është po aq e rëndësishme sa ajo ndaj spanjollëve dhe për këtë arsye skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë me vete tri pikët.

"Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, pra, e vështirë. Të mos mendojmë për asnjë moment se do ta kemi të lehtë. Kush luan në këtë kompeticion është një skuadër e fortë dhe e përgatitur. Këtë e kam nga eksperienca ime si trajner i Hofenhaimit dhe Lajpcigut.

Dinamo ka lojtarë të rinj dhe të talentuar që duan të tregojnë se sa vlejnë. Nuk është e lehtë të luash ndaj tyre, por ne jemi gati për ta bërë ndeshjen tonë duke kontrolluar lojën dhe rrjedhën e saj.

Është e rëndësishme që të shënojmë shpejt për ta vënë nën presion kundërshtarin, njësoj si të jetë një finale", tha Nagelsman..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat