Cakir, ky “armik” i italianëve!

Futboll

Cakir, ky “armik” i italianëve!

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:18
Cakir, ky “armik” i italianëve!

Përcaktimi i marrëdhënies midis gjyqtarit turk Cuneyt Cakir dhe skuadrave italiane si katastrofike nuk është aspak një ekzagjerim. “Bilbili” 44-vjeçar nga Stambolli përfundoi në stuhinë e tifozëve të Milanit për penalltinë që i akordoi në favor Atletico Madrid në limitin e ndeshjes së mbrëmshme, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Cakir e përjashtoi Kessie me të kuq (dy të verdha) në gjysmëorën e pjesës së parë.

Pastaj penalltia në kohën shtesë e “mbushi kupën”. Kontrasti Lemar-Kalulu, topi bie në krahun e mbrojtësit të Milanit dhe gjyqtari tregon pikën e bardhë. Publiku shpërtheu, por Cakir nuk e ndryshoi vendimin e tij, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri, ose nuk e ndryshoi vendimin e turkut. Suarez ishte i pamëshirshëm dhe Atletico Madridi mori fitoren në “San Siro” mes polemikave. Kuptohet, tashmë ndërlikohet situate për kuqezinjtë në grupin e tyre kualifikues.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Cakir i zemëron tifozët e ekipeve italiane, për disa vendime të dyshimta. Në rrjetet sociale, në fakt, shumë kanë kujtuar dy episode të tjera.

Gjyqtari turk 44-vjeçar, në vitin 2015, në finalen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Juventusit, kur rezultati ishte 1-1, vazhdoi lojën, edhe pse ndërhyrja e Dani Alves në zonën e penalltisë ndaj Pogba ishte flagrante si faull. Një rast që, nëse sanksionohej, mund ta kishte ndryshuar rrjedhën e lojës dhe rrjedhimisht të historisë.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse Cakir, gjithashtu i mohoi një penallti të qartë Patrik Schick, në ndeshjen e kthimit midis Portos dhe Romës në “Do Dragao”. Arbitri turk nuk shkoi për ta konsultuar episodin me VAR.

Verdhekuqtë, që kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë, u mundën 3-1 në kryeqytetin portugez. Dhe trajneri Eusebio Di Francesco u shkarkua. E thënë ndryshe; Cakir dhe italianët, sa fatkeqësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat