Kumbulla: Detyra e ne lojtarëve është të japim një shembull të mirë

Futboll

Kumbulla: Detyra e ne lojtarëve është të japim një shembull të mirë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 16:36
Kumbulla: Detyra e ne lojtarëve është të japim një shembull të mirë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla bëhet sërish protagonist në fushatën sensibilizuese të “Roma Cares”. Në këtë takim Kumbulla mori pjesë me disa djem të një shkolle ku foli për futbollin dhe “Fair-Play”-n në përgjithësi. Gjithsesi në faqen zyrtare të klubit Kumbulla tregoi edhe një herë sesa e rëndësishme është “Fair-Play” në çdo fushë të jetës:

“Fair-Play është thelbësor në çdo fushë të jetës. Të jesh korrekt dhe të respektosh veten çdo ditë dhe në sport është shumë e rëndësishme, ndihmon për t’u përmirësuar.

Nuk ka asgjë më të bukur sesa të luash dhe të fitosh në mënyrë të drejtë kundër kundërshtarëve të tu, pa e respektuar kurrë veten.

Detyra e ne lojtarëve është të japim një shembull të mirë, veçanërisht për ata fëmijë që identifikohen me ne dhe që mund të imitojnë sjelljen tonë të keqe në fushë”, përfundon Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat