Isufi: E pamë edhe me Malishevën

Futboll

Isufi: E pamë edhe me Malishevën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:05
Isufi: E pamë edhe me Malishevën

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është ndarë i zhgënjyer me rastet e humbura nga futbollistët e tij në ndeshjen ndaj Feronikelit. 

Ndeshja Ballkani – Feronikeli u zhvillua të mërkurën në Suharekë dhe i takoi javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. Përfundoi pa gola.

“Ndaj këtyre skuadrave nëse në fillim nuk e hap ndeshjen pastaj është e vështirë. E pamë edhe me Malishevën dhe pastaj vjen presioni që me çdo kusht të vish deri te goli. Hasëm në vështirësi ndaj një kundërshtari që vjen të marrë më të mirën duke u mbrojtur.

Ne është dashur të ishim më të qetë në finalizim, por nuk ia dolëm”, ka thënë Isufi. 

Me këtë barazim, Ballkani bie në vendin e dytë me 13 pikë, një më pak se Drenica që rimerr kryesimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat