Shitjet e biletave të Shqipërisë ndaj Polonisë

Futboll

Shitjet e biletave të Shqipërisë ndaj Polonisë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:13
Shitjet e biletave të Shqipërisë ndaj Polonisë

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në tetor dhe interesi është i jashtëzakonshëm për këtë ndeshje.

Kuqezinjtë janë ende në valle për t’u kualifikuar në Botëror, ndërsa kjo sfidë do të jetë si një finale që do të vendos gjithçka.

Biletat kanë dalë në shitje prej ditësh, ndërsa shumë persona kanë zgjedhur që ta sigurojnë biletën e tyre dhe vendin në stadium online.

Për të bërë një gjë të tillë, mjafton që të hyni në faqen zyrtare të “FSHF.Org”, duke klikuar te “Biletaria Online” dhe duke vazhduar procedurat e tjera që të gjendeni në stadium dhe të rezervoni vendin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat