Bushi: Kemi hyrë në historinë e Shqipërisë

Futboll

Bushi: Kemi hyrë në historinë e Shqipërisë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:47
Bushi: Kemi hyrë në historinë e Shqipërisë

Alban Bushi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Andorrën dhe Slloveninë.

Trajneri i Shpresave është shprehur se lojtarët duhet t’i marrin seriozisht të gjitha ndeshjet dhe të mos nënvlerësojnë asgjë.

“Do marrë lojtarët që janë më në formë. Jemi munduar që të bëjmë një miks mes lojtarëve të kampionateve të huaja dhe atyre në Shqipëri. Vijmë nga një humbje e turpshme me Cekinë ku për 10 minuta mbaroi gjithçka.

Alia? Më ka telefonuar dhe nuk ka ardhur për arsye personale.

Nuk e coj në mendim që për një gabim të mos e thërras më lojtarin. Gabimet janë të këqija kur bëhen nê mendim, jo teknike. Jemi i vetmi ekip Shpresa në histori që kemi dalë të 3 dhe kemi marrë 14 pikë.

Ia kam thënë e lojtarëve që jeni “High Clas” në Shqipëri, duhet ti kuptoni shpejt gjërat. Nëse nuk i kuptoni, ka të tjerë që i kuptojnë më shpejt.

Në futboll duhet mobilizim, Anglia është e fortë dhe nuk është, luhet 11 me 11. Mund të vij Andorra k?tu dhe të fusi 5 gola. Nëse nuk e merr seriozisht të mund një ekip 15-vjeçarësh e jo më Andorra. Mund të bëj zëvendësim në minutën e 5 nêse shoh se lojtarët nuk po sakrifikojnë për shokun, për Shqipërinë”, tha Bushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat