La Liga spanjolle, derbi mes Atletico Madridit e Barcelonës

Futboll

La Liga spanjolle, derbi mes Atletico Madridit e Barcelonës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.

E gjithë vëmendja sot do të jetë te derbi mes kampionit spanjoll Atletico Madrid dhe Barcelonës, ku në rast të humbjes së “Blaugranëve” pritet edhe shkarkimi i trajnerit Ronald Koeman.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Valencias, ku është mysafire e skuadrës së Cadiz CF.

Pas shtatë xhirove, tabelën e kryeson Real Madridi me 17 pikë, një më shumë se Real Sociedadi në vend të dytë. Në kuotën e njëjtë të pikëve, respektivisht 14 sosh, Sevilla dhe Atletico Madridi mbyllin Top 4.

Granada dhe Alaves me nga tre pikë, dhe Getafe me asnjë pikë të arkëtuar, pozicionohen në tre vendet e fundit të tabelës.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.

14:00 Osasuna – Rayo Vallecano (Stadiumi El Sadar)

16:15 Mallorca – Levante (Stadiumi Visit Mallorca)

18:30 Cadiz CF – Valencia (Stadiumi Nuevo Mirandilla)

21:00 Atletico Madrid – Barcelona (Stadiumi Wanda Metropolitano)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat