Bayern Munich i bindur, gati oferta për Werner

Futboll

Bayern Munich i bindur, gati oferta për Werner

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:46
Timo Werner

Bayern Munich është gati të përforëcojë vijën e sulmit në merkatoin e janarit pas pasur nevojë të presë për të parë se çfarë do të vendosë Lewandowski në fund të sezonit apo edhe Coman.

Duke përfituar nga mundësitë që ofron merkatoja e dimrit, synimi i bordit të “Bluve” është nënshkrimin me sulmuesin e Chelsea, Timo Werner.

Ish-sulmuesi i Stuttgard dhe Leipzig mund të kthehet në Bundesligë. Skuadra angleze po vlerëson largimin e tij nga Stamford Bridge pasi nuk po arrin në nivelin që pritej dhe me ardhjen e Lukakut në ekip ai tashmë nuk është pjesë e formacionit titullar të Tuchel.

Werner është numri “9” i Gjermanisë dhe Bayerni e sheh si zëvendësuesin e Levas. Burimet pranë futbollistit se opsioni për të luajtur te “bavarezët” e josh. Vlera e tij në treg është 65 milion euro, por gjigandët gjermani mund të arrinë një marrëveshje me të për 50 milion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat