Pioli: Do të doja t’i jepja jetëgjatësi Ibras

Futboll

Pioli: Do të doja t’i jepja jetëgjatësi Ibras

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:56
Stefano Pioli

Milani pas humbjes së pamerituar në Champions Legue përballë Atletico Madridit, kthehet të luajë në Serie A, aty ku e pret një ndeshje tjetër shumë e rëndësishme dhe e vështirë ndaj Atalantës.

Tekniku Pioli ka dalë në konferencë për shtyp para kësaj ndeshjeje dhe nuk ka hezituar të flasë edhe për dy futbollistë të ekipit të tij, Zlatan Ibrahimovic i cili nesër ka ditëlindjen dhe Frank Kessie që lidhet me një largim nga “kuqezinjtë”.

“Ne jëmi të vetëdijshëm për forcën tonë”, shprehet Pioli fillimisht sa i përket kundërshtarit.

Më pas Ibran i cili do të mbushë 40 vjeç dhe Kessie ai shprehet:

“Unë do të doja t’i jepja jetëgjatësi që të ishte në gjendje të zgjasë karrierën e tij. Kessie? Thjeshtë gjykoni performancën e tij. Ai është një profesionist”, thotë ndër të tjera Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat