Schick: Ka nisur gjithçka në Europian

Futboll

Schick: Ka nisur gjithçka në Europian

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:07
Schick: Ka nisur gjithçka në Europian

Moment magjik për Patrik Schick.

Ish-sulmuesi i Roma-s po vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës. Pesë gola në Europianin e kësaj vere dhe plot gjashtë në 10 ndeshjet e para të sezonit me Bayer Leverkusen në Bundesliga, dy të fundit në fundjavën e kaluar.

Sulmuesi duket se ka gjetur më në fund vazhdimësinë dhe ka provuar të shpjegojë arsyet e këtij rendimenti.

“Nuk e di se çfarë ka ndryshuar në kohët e fundit. Ka nisur gjithçka në Europian, ku ka shënuar pesë gola, dhe në Bundesliga kam vazhduar me të njëjtën formë”, ka thënë Schick nga grumbullimi me Çekinë.

“Vazhdoj të punoj shumë, besoj shumë te potenciali im, por nuk di ta them me saktësi se çfarë ka ndryshuar brenda meje”.

Të shohim nëse sulmuesi do të arrijë të bëjë diferencën edhe me kombëtaren e tij kundër Uellsit dhe Bjellorusisë për kualifikimet në Kupën e Botës,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat