Antonio Conte u largua nga drejtimi i Interit pasi riktheu titullin pas 11 vitesh te zikaltrit. Italiani është tani një nga trajnerët më tërheqës në skenën ndërkombëtare.
Për të ardhmen e tij, ende shumë të pasigurt, ka shumë thashetheme dhe spekulime. Thashethemet e fundit vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, ku e shohin në stolin e një klubi të Premier League.
Në fakt, duket se punës së Steve Bruce te Newcastle tani i ka ardhur fundi…
Ky klub është i parafundit në Premier League, me tri barazime dhe asnjë fitore. Një situatë thuajse e dëshpëruar, që do të kërkonte ndërhyrjen e një lideri të vërtetë si Conte. Ky është mendimi i analistëve anglezë të basteve, të cilët e shohin ish-trajnerin e Chelsea në “pole position” për stolin e Newcaste. “52-vjeçari italian punon si analist futbolli për televizionin italian, por mund të tundohej përsëri nga një ofertë e madhe ekonomike”, – shkruan “The Sun”.