Polonia në presion të Shqipërisë

Futboll

Polonia në presion të Shqipërisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 13:26
Polonia në presion të Shqipërisë

Polonia ka nisur të bëjë llogaritë për vendin e dytë dhe për të mbërritur në këtë pozicion i duhet patjetër një rezultat pozitiv në “Air Albania“.

Por opinioni sportiv është i vetëdijshëm se bardhekuqtë i pret një transfertë aspak e lehtë ndaj ekipit të drejtuar nga Reja. Këtë e pranon edhe ish-sulmuesi i Polonisë, Ebi Smolarek, i cili në një intervistë për “Super Express”  shprehet se përfaqësuesja ka presion para sfidës me kuqezinjtë.

Shkak për këtë është fakti se asnjë pikë e humbur nuk është e tolerueshme në këtë fazë të kualifikueseve.

“Ka një presion përpara Shqipërisë, sepse deri në fund të raundit kualifikues nuk mund të humbasim më pikë. Në ndeshjen kundër Anglisë, askush ose pak menduan se do të kishte një barazim, por ne e morëm atë dhe luajtëm një lojë shumë të mirë.

Anglezët do të zënë vendin e parë në grup dhe është e rëndësishme për ne që të jemi të dytët. Ne duhet të ndërtojmë një ekip për ndeshjet e ardhshme, por edhe për turneun përfundimtar.

Duhet të l.uftosh. Sigurisht, edhe me Shqipërinë nuk do të jetë e lehtë siç mendojnë disa njerëz, por ne kemi lojtarë më të mirë se ata. Dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në play-off”, ka thënë Ebi Smolarek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat