Dueli ndaj Shqipërisë pa tifozë

Futboll

Dueli ndaj Shqipërisë pa tifozë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:02
Dueli ndaj Shqipërisë pa tifozë

Hungari-Shqipëri do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit.

Në orarin e ndeshjes pritet që temperatura maksimale të jetë deri në 15 gradë, ndërsa ajo minimale deri në 6 gradë.

Kushtet do të jenë perfekte për një ndeshje, por atmosfera në stadium do të jetë “e akullt”, pasi do të luhet pa praninë e tifozëve. Shkak për këtë është bërë dënimi i dhënë nga UEFA për sjelljet raciste të tifozëve hungarezë në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj lojtarëve të Anglisë.

Dënimi i fushës deri diku ka djegur edhe fanatikët e Kombëtares shqiptare, të cilët kanë qenë të pranishëm në çdo stadium që ka luajtur Shqipëria në vitet e fundit.

Gjithsesi, dënimi i UEFA-s u shkon disi për shtat kuqezinjve të trajnerit Edi Reja, pasi nuk do të kenë trysninë e vendësve, aq më shumë që bëhet fjalë për një stadium me kapacitet 38 mijë e 652 vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat