Qazim Laçi beson te forca e Shqipërisë

Futboll

Qazim Laçi beson te forca e Shqipërisë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 11:34
Qazim Laçi beson te forca e Shqipërisë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e rëndësishme të muajit tetor, sot ndaj Hungarisë dhe të martën në stadiumin “AIR Albania” kundër Polonisë, për arsye dëmtimi.

Laçi ka folur në një lidhje “Skype” për “NEWS 24” në emisionin “Sport News” të moderatores Enxhi Biba duke deklaruar se nëse kalohet Hungaria me një rezultat pozitiv atëherë rruga do të jetë e shtruar me Poloninë.

Si është gjendja juaj fizike?

Për fat të keq, nuk jam mirë, do të mungoj për disa javë, shpresoj të mbaroj sa më shpejt ky dëmtim.

Beson vërtet se Shqipëria i ka shanset për të kapur vendin e dytë?

Po, mundësitë janë. Ne e treguam edhe në ndeshjen e parë me Hungarinë në shtëpi. Ekipi besoj është përgatitur për të marrë një tjetër fitore . Unë besoj shumë te ky ekip, që e ka treguar edhe në fushën e lojës se çfarë është në gjendje të bëjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat