Messi zbulon se për kë do të votojë

Futboll

Messi zbulon se për kë do të votojë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:39
Messi zbulon se për kë do të votojë

Ylli i Paris Saint-Germain (PSG) Lionel Messi ka zbuluar se për kë do të votojë në garën për çmimin e Topit të Artë të vitit 2021. Argjentinasi pranoi se shokët e tij të rinj të skuadrës në PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe janë dy lojtarët që do të fitojnë votën e tij pa dyshim.

Lionel Messi gjithashtu pranoi se sulmuesi i Bayern Munich, Robert Leëandoëski pati një vit të shkëlqyer, ndërsa lavdëroi përpjekjet e Karim Benzema në Real Madrid.

Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë shprehu opinionet e tij sinqerisht gjatë një bisede me France Football:

"Në ekipin tim, janë dy për të cilët do të votoj me lehtësi: Ney & Kylian. Dhe pastaj Leëandoëski, i cili sapo ka pasur një vit të mrekullueshëm." Gjithashtu është Benzema që ka qenë i shkëlqyer".

Pra në kandidaturat e tij preferenciale mungon rivali i tij Cristiano Ronaldo.  Të Premten, 8 Tetor, France Football shpalli listën finale të 30 personave për çmimin Topi i Artë 2021. Lionel Messi shoqërohet nga Cristiano Ronaldo, Neymar, Kylian Mbappe, Robert Leëandoëski, Karim Benzema dhe Luka Modriç, ndër të tjerë në listë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat