Sherri i madh në Mineirao, dënime të rënda

Futboll

Sherri i madh në Mineirao, dënime të rënda

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:11
Sherri i madh në Mineirao, dënime të rënda

Dorë e hekurt nga Conmebol, enti që kontrollon futbollin amerikanojugor, kundrejt futbollistëve dhe drejtuesve të Boca Juniors të përfshirë në sherrin e dhunshëm që ka ndodhur në fund të ndeshjes së 21 korrikut të kaluar, kundër brazilianëve të Atletico Mineiro.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për 1/8-at e Kupës Libertadores dhe ka përfunduar me fitoren 3-1 me penallti të brazilianëve, pas 0-0 të Bomboneira-s dhe Mineirao-s.

Në fundin e ndeshjes, lojtarët e Boca-s janë përleshur me përgjegjësit e sigurisë teksa po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Shtyrjet kanë përfshirë edhe lojtarët e Atletico Mineiro dhe më pas ka nisur një sherr i madh mes drejtuesve, lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të dy klubeve.

Për të kthyer qetësinë, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë Ushtarake.

Për këtë ngjarje, Conmebol ka vendosur të marrë masa të rënda ndaj Boca-s: 6 javë skualifikim për Pavon dhe Villa, 5 për Rojo, 4 për Izquierdoz, 3 për Gonzalez dhe 2 për Javier Garcia.

Drejtuesit Cascini dhe Delgado nuk do të lejohen të futen në asnjë stadium për dy vite, ndërsa drejtuesi tjetër Somoza është ndalur për gjashtë javë. Boca është gjobitur edhe me 203 mijë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat