Xherdan Shaqiri si buldozer, Zvicra shkatërron

Futboll

Xherdan Shaqiri si buldozer, Zvicra shkatërron

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:48
Pamje nga ndeshja

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 4:0 në Vilnius ndaj Lituanisë. 

Futbollisti Xherdan Shaqiri tregoi lojë të madhe i cili asiston në golin e parë dhe të tretë. 

Zvicra avancoi me rezultat 3:0 ndaj Lituanisë në Vilnus në 45 minutat e parë.

Futbollisti nga Kosova, kapiteni Shaqiri shkëlqeu në fanellën e Zvicrës, duke asistuar në minutën e 31-të e 45-të.

Embolo (31' e 45'), Steffen (42') shënuan në 45 minuta e parë. Gavranoviq në minutën e 90+4. Shaqiri u paraqit 76 minuta.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tetë të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Italia kryeson me 14 pikë, sa ka edhe Zvicra në poziën e dytë dhe Lituania është në fund me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat