Reagim emocionues të “Tifozave Kuq e Zi”

Futboll

Reagim emocionues të “Tifozave Kuq e Zi”

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 00:22
Reagim emocionues të “Tifozave Kuq e Zi”

Shqipëria u mposhtë me rezultatin 0:1 në shtëpi ndaj Polonisë.

Një humbje e pamerituar për kuqezinjtë e Edi Rejës, që bënë një paraqitje dinjitoze.

Vetëm një gjuajtje në portë, iu mjaftoi polakëve, për të vrarë ëndrrën e shqiptarëve, që kishin mbushur plot e për plot, stadiumin “Air Albania”.

Një atmosferë e zjarrtë që u shndërrua në një ferr të vërtetë për polakët, të cilët nuk nguruan të provokonin në momentin e shënimit të golit. Tifozët kuqezi, nuk rreshtën të mbështesnin Kombëtaren, deri në minutat e fundit, teksa krijuan një atmosferë elektrizuese, që mungonte prej vitesh.

Në përfundimin e ndeshjes, në faqen zyrtare në “Facebook”, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, postuan një foto nga koreografia gjatë startit të ndeshjes me mbishkrimin: “Përjetësisht me ty SHQIPËRI”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat