Ofron 1 miliard euro për blerjen e gjigantit italian

Futboll

Ofron 1 miliard euro për blerjen e gjigantit italian

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:06
Ofron 1 miliard euro për blerjen e gjigantit italian

Pasi i bleu shumicën e aksioneve në klubin e Premierligës Newcastle United, Fondi për Investime i Arabisë Saudite (PIF) është i gatshëm ta blejë Interin për 1 miliard euro.

PIF është i gatshëm ta blejë klubin kampion të Italisë, Interin, për hiç më pak se 1 miliard euro.

Sipas gazetës italiane Liberto, bisedimet mes pronarit të Interit, Suning, dhe fondit saudit janë në një fazë të avancuar.

PIF-i sapo i ka blerë 80 për qind të aksioneve në klubin e Premierligës për rreth 350 milionë euro dhe sipas mediave italiane, tani është i gatshëm ta bëjë një investim shumë më të madh.

Bisedimet mes fondit dhe Suning nisën vitin e kaluar, por ishin pezulluar përkohësisht pas njoftimit për krijimin e Superligës Evropiane në prill.

Tani, bisedimet kanë rifilluar dhe takimi i fundit mes palëve ishte më 15 shtator, në ditën kur Interi e priti Real Madridin në Giuseppe Meazza për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Një ofertë në vlerë prej 1 miliard eurosh është në tavolinë dhe familja Zhang thuhet të jetë e joshur për ta pranuar atë, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të Suning.

Interi nuk është në gjendje të mirë financiare, pasi në verë u detyrua t’i shiste dy yjet e ekipit, Achraf Hakimin dhe Romelu Lukakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat