Ulpiana do të luajë për herë të parë në “Sami Kelmendi”

Futboll

Ulpiana do të luajë për herë të parë në “Sami Kelmendi”

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:19
Ulpiana do të luajë për herë të parë në “Sami Kelmendi”

Stadiumi i qytetit të Lipjanit tani më ka marrë pamjen e përfundimit të punimeve, tani me vendosjen e ulseve është plotësuar edhe infrastruktura e nevojshme për tifozët e klubeve të Lipjanit.

Klubi Futbollistik “Ulpiana” do të luajë për herë të parë në stadiumin e tyre tanimë të rinovuar “Sami Kelmendi”.

Trajneri Edlir Tetova kishte paralajmëruar para disa javëve se ndeshja ndaj Dritës do të luhet në këtë stadium.

Rregullat e Qeverisë së Kosovës përfshijnë maksimumin prej 30% të shikuesve të pranishëm në stadium.

Takimi luhet me fillim nga ora 13:00, orar i ri për Superligën e Kosovës këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat