Challandes me deklaratë interesante për Kosovën

Futboll

Challandes me deklaratë interesante për Kosovën

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:41
Challandes me deklaratë interesante për Kosovën

Federata e Futbollit e Kosovës të mërkurën, më 13 tetor shkarkoi përzgjedhësin Bernard Challandes.

Pas tre vitesh, trajneri zviceran i ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.

Challandes që u kritikua tejmase këtë vit për rezultatet e dobëta, e ka dhënë një deklaratë interesante për “Le Matin”.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se nuk do të harrohet asnjëherë në Kosovë.

“Gjatë konferencës për shtyp, të gjithë vunë re se unë isha një legjendë dhe se nuk do të harrohem asnjëherë në Kosovë”, ka thënë Challandes.

“Kurrë nuk do të falënderohem sa duhet për punën e bërë dhe se gjithmonë do të mirëpritem si një princ”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat