Qeveria italiane merr vendimin e rëndësishëm

Futboll

Qeveria italiane merr vendimin e rëndësishëm

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:50
Qeveria italiane merr vendimin e rëndësishëm

Nga kjo fundjavë stadiumet italiane do të mund të presin edhe më shumë tifozë mes tyre.

Me vendimin e marrë dje nga qeveria italiane, kapaciteti do të rritet nga 50 në 75 për qind dhe ndoshta duke ndjekur planin e paralajmëruar nga fillimi i muajit dhjetor mund të arrihet në hapjen e plotë të impianteve, sigurisht vetëm për tifozët e vaksinuar.

E thënë ndryshe, “Allianz Stadium” të dielën do të presë nga 21 mijë që lejohej 31.500 tifozë.

Ndërkohë, “Olimpiko” i Romës do të kalojë nga 30 mijë në 45.000 (60.000 kapaciteti i plotë), ndërsa “San Siro” për Milanin dhe Interin nga 35.000 (unaza e tretë që dërgon në 80 mijë kapacitetin do të mbetet e mbyllur) në 52.500 tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat