Ronaldo kaloi një periudhë jo të mirë

Futboll

Ronaldo kaloi një periudhë jo të mirë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:53
Ronaldo kaloi një periudhë jo të mirë

Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos, beson se klienti i tij e meriton më shumë se kushdo tjetër të fitojë “Topin e Artë”.

Cristiano Ronaldo kaloi një periudhë jo të mirë në aspektin kolektiv te Juventusi sezonin e kaluar, por shifrat e tij individuale janë tjetër gjë. Në sezonin e fundit me bardhezinjtë ai fitoi Kupën e Italisë, ndërsa në muajin gusht u rikthye tek Manchester United ku e ka nisur mbarë me gola dhe u shpall dhe “Lojtari i muajit” në Premier League.

“Është normale që ai të renditet mes 30 më të mirëve në listën e France Football. ‘Topi i Artë’ ka vetëm një emër, Cristiano Ronaldo”, u shpreh agjenti portugez.

Sipas tij, sulmuesi i United nuk e ka merituar kaq shumë sa këtë vit. “Ishte golashënuesi më i mirë i Serie A dhe Europianit. Mban rekordin për më shumë gola në Champions dhe është i vetmi qe ka fituar trofe në 3 shtete të ndryshme.

Është golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit , diçka vendimtare sa i përket dhe trofeve sepse ai vazhdon të provojë se është më i miri i historisë”, përfundoi Mendes.

Gara për Topin e Artë është vërtetë e nxehtë dhe Ronaldo ka konkurrentë të vështirë për t’i mundur. Rivali i tij i përjetshëm Messi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe Kupën e Mbretit me Barcelonën.

Në Angli është Jorginho i cili ka koleksionuar trofe të rëndësishëm si Champions League me Chelsean dhe EURO 2020 me Italinë. Media të shumta favorizojnë atë për “Topin e Artë”, por për agjentin e CR7 është “mision i pamundur” për sa kohë klienti i tij është pjesë e listës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat