Mendes: Ja pse Ronaldo e meriton Topin e Artë

Futboll

Mendes: Ja pse Ronaldo e meriton Topin e Artë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:39
Mendes: Ja pse Ronaldo e meriton Topin e Artë

Topi i Artë 2021 duhet të fitohet nga Cristiano Ronaldo.

Ky është mendimi i Jorge Mendes, menaxheri i portugezit.

“Shifrat e Cristiano Ronaldo-s duhet t’i mjaftojnë për ta fituar Topin e Artë. Flasin për të dhe duhet të jenë të mjaftueshme. Ka shënuar 115 gola me Portugalinë, duke u bërë golashënuesi më i mirë me kombëtaret”, ka thënë Mendes për France Football.

“Është golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit dhe vazhdon të tregojë se është më i miri i historisë. Mos harroni se Cristiano ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, që është shumë i vështirë.

“Por ka qenë edhe golashënuesi më i mirë në Europianin e fundit, ka rekordin e golave në Champions League dhe është i vetmi që ka fituar gjithçka në tre shtete të ndryshme dhe shumë të luftuar si Italia, Spanja dhe Anglia. Nga këndvështrimi im, Topi i Artë ka vetëm një emër: Cristiano Ronaldo. Nuk e ka merituar të fitojë më shumë se këtë vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat