Trajneri i Shqipërisë i del kundër

Futboll

Trajneri i Shqipërisë i del kundër

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:13
Trajneri i Shqipërisë i del kundër

Nëse Muriunho nuk zgjedh t’i besojë për asnjë ndeshje të vetme në Seria A, Kumbulla e tregoi në fushë se portugezi po i bën jo pak padrejtësi. Polonia luante një finale në Air Albania dhe mbrojtësi në fjalë i dhuroi Leëandoëskit performancën më të dobët të dy viteve të fundit.

Kjo nuk është pak dhe njëkohësisht tregon se Kumbulla e meriton vendin e titullarit në formacionin e Romës. Menjëherë pas ndeshjes, Reja i ka dalë kundër vendimit të Murinjos në mediat italiane duke i dhënë jehonë performancës së Marashit. “Ka markuar sulmuesin më të fortë në botë me një maturi impresionuese.

Luan në skemën me tre mbrojtës te mua, e ka bërë edhe në kohët e Fonseca.

Por te Shqipëria është pak më ndryshe pasi është në qendrën e mbrojtjes. Po maturohet dhe rritja është e dukshme. Me atë që kam parë unë, mendoj se mund të përshtatet shumë lehtë edhe në skemën me katër në mbrojtje, m

und të bëjë gjithçka mirë. Ka pasur problem me COVID dhe dëmtimin, por në dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë, ishte njëra më e mirë se tjetra”, tha Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat