Ademi humb eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”

Futboll

Ademi humb eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:55

Ademi humb eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”!

Arijan Ademi, do të lëshojë pjesën tjetër të sezonit, pasi që u lëndua të hënën në përballjen në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Pas kthimit në Zagreb, Ademi është nënshtruar kontrollit të detajuar, ku është konfirmuar lajmi se bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.

Drejtuesit e Dinamo Zagrebit, konfirmuan lajmin dhe raportuan se Ademi ka lënduar kyçin e këmbës, ndërsa koha e rikuperimit do të jetë plot 2 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat