Arabia Saudite ofron 200 milion euro...

Futboll

Arabia Saudite ofron 200 milion euro...

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:22
Arabia Saudite ofron 200 milion euro...

Superkupa e Italisë një eskluzivitet i Supersport edhe për këtë vit mund të vazhdojë të luhet në Arabinë Saudite edhe për 3 sezonet e ardhshme.

200 milionë euro ka rinovuar shteti saudit për të rinovuar kontratën me Lega Calcion që Superkupa e Italisë të luhet në Arabi edhe për tre vitet e ardhshme.

Aktualisht Lega Calcio përfiton 20 milion euro plus bonuse, kurse me marrëveshjen e re të propozuar kemi të bëjmë me shifra të rritura ndjeshëm.

Gjithsesi kjo rritje nuk është ofruar kot, pasi në Arabinë Saudite kërkojnë që të ndryshojë formula e Superkupës së Italisë. Për kontratën e re kërkohej një “Final 4” në Superkupën e Italisë, ku të marrin pjesë edhe vendi i dytë në kampionat, ashtu edhe finalisti i Kupës.

Diçka e tillë do të jetë e vështirë të ndodhë, por ndryshimi i formulës siç ka ndodhur në Spanjë mund të ekzistojë si hipotezë.

Në këtë edicion të Superkupës së Italisë trofeu do të diskutohet në një derbi të zjarrtë Italie mes Interit fitues të Scudettos dhe Juventusit, fitues i Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat