Derbi mes Lazio dhe Inter, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi mes Lazio dhe Inter, ja formacionet e mundshme

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Sot, me fillim nga ora 18:00 kampioni italian Inter do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Lazios, përballje kjo e vlefshme për xhiron e tetë të sezonit të ri 2021/22 në Serie A.

Në xhiron e fundit, Interi regjistroi fitore 2:1 kundër Sassuolos, kurse Lazio pësoi humbje me rezultat 3:0 kundër skuadrës së Bolognas.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, “Nerazzurët” gjenden në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë, katër sosh më pak se lideri Napoli, kurse Lazio zë vendin e gjashtë me gjithsej 11 pikë, një më pak se Fiorentina që gjendet në vendin e pestë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Brazao, Eriksen dhe Sensi, kurse te Lazio do të mungojnë Acerbi dhe Adekanye.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Lazio (4-3-3): Reina; Marusic, Felipe, Patric, Hysaj; Alberto, Milinkovic-Savic, Leiva; Pedro, Immobile, Anderson

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

18:00 Lazio – Inter (Stadiumi Olimpico)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat