Ronaldo në stol, Solskjaer i përgjigjet Fergusonit

Futboll

Ronaldo në stol, Solskjaer i përgjigjet Fergusonit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:20
Ole Gunnar Solskjaer

Cristiano Ronaldo ishtë në pankinë në ndeshjen e fundit në Premier League kundër Evertonit, dhe diçka të tillë nuk e ka pritur aspak mirë.

Dhe menjëher pas kësaj situate ka pasur edhe një bisedim mes trajnerit të Manchester United dhe yllit portugez. Sipas mediave britanike raportohet se Ronaldo i ka kërkuar trajnerit Ole Gunnar Solskjaer që të luajë titullarë në çdo ndeshje, dhe se ka ardhur tek “Djajtë e kuq” për të fituar trofe. Për të qenë gjithmonë fitues duhet që të aktivizohen lojtarët më të mirë, mesohet të ketë thënë CR7.

Për këtë situatë ka pasur edhe kritika kundrejt trajnerit  Solskjaer nga ana e Fergusonit, teksa shprehej se ylli portugez nuk duhej të lihej në stol dhe se kishte shumë kritika për të.

Solskjaer i ka marrë qetësisht këto kritika, duke treguar se Ronaldo do të ketë vazhdimisht nevojë për pak pushim sepse është lojtar që luan në të gjitha kompeticionet.

“Unë jam shumë i qetë. Jam i sigurtë që Sir Alex e di që kjo gjë nuk më shqetëson. Ne të gjithë duam të shikojmë Ronaldon duke luajtur, sepse është unik, është I ndryshëm, është mbreslënës”, theksoi timonieri i Man.United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat