Ramadani: Përgjegjësinë maksimale e marr unë si trajner

Futboll

Ramadani: Përgjegjësinë maksimale e marr unë si trajner

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:32
Ramadani: Përgjegjësinë maksimale e marr unë si trajner

Llapi ka arritur që të fitojë me përmbysje ndaj Prishtinës, duke fituar me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani është prononcuar për media, ku ka dekaruar se kjo humbje është e paarsyeshme.

“Më e vështira është që të gjejmë koment, pasi duhet të themi komentin e duhur. I uroj Llapit fitoren. Jemi akoma pa fitore në fushën tonë”.

“Eksperiencën e kemi, por derisa të ndodhin këto gjëra nuk funksionon asgjë. Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner, kishim gjithçka në dorë”.

“Nuk e di çfarë të them tani sinqerisht, mund edhe të gaboj për ndonjë gjë që flas”.

“E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk duhet ta përsërisim përsëri një gjë të tillë.

Nuk dua të arsyetojë asgjë, lëndimet na përcjellin dhe fati i keq. Leonit Abazi ishte në plan për të luajtur por u lëndua. Ekziston bindja dhe dëshira për të bërë më të mirën, por nuk po e bëjmë atë”, u shpreh ai për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat