Cassano zgjedhe 3 sulmuesit më të mirë

Futboll

Cassano zgjedhe 3 sulmuesit më të mirë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:11
Antonio Cassano

Kur po i afrohemi çdo dite e më shumë natës finale të ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”, po dëgjojmë mendime të ndryshme se kush mund të jetë fituesi. Gara është bërë e fortë me futbollistët pjesmarrës që duan ta rrëmbejnë këtë çmim individual.

Ish-sulmuesi, Antonio Cassano ka dhënë opinionin e tij se kush duhet të jetë fituesi i “Topit të Artë” këtë vit.

“Topi i Artë? Nëse e fiton Messi nuk është asgjë gabim, por unë mendoj se duhet të shkojmë në Mynih dhe t’ia dorëzojmë Lewandowski-t për atë që ka bërë gjatë këtij viti”, tregoi Cassano.

Ish sulmuesi nuk nguroi të zgjedhe edhe 3 sulmuesit më të mirë, ku nuk harroi të thoshte edhe emrin e tij.

“Unë, Benzema dhe Suarez kemi qenë numrat 9 më të mirë këto vitet e fundit”, përfundoi ish-sulmuesi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat