Magani: Mposhtëm një skuadër të denjë për titull

Futboll

Magani: Mposhtëm një skuadër të denjë për titull

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:19
Magani: Mposhtëm një skuadër të denjë për titull

Gugash Magani, trajneri i Egnatias, deklaroi në “Gol pas Goli” se fitorja ndaj Laçit ishte shumë e rëndësishme, madje i konsideron kurbinasit pretendentë për titull.

“Janë emocionet e ndeshjet, edhe pse kemi fituar, ndaj nuk mund të qesh. E kam thënë dhe më parë që kemi përballuar një kundërshtar shumë të fortë, Laçi është prapë pretendent për titull. Nuk e them për hipokrizi. Kanë mesin e fushës më të mirë në Superiore.

E interpretuam ndeshjen me ekuilibra gjatë gjithë kohës. Kishim marrë masa për ta prishur Laçin në dy të tretat e fushës sonë. Laçi krijoi volum, ishte i etur për pikë. Avantazhi ishte se ata kishin presion ne jo.”

Pedro vendimtar: “Pedro është lojtar që ka ardhur me vonesë dhe ka qenë i dëmtuar.

Nuk bën volum loje shumë, por në rrezen e portës është i rrezikshëm, Një moment i erdhi goditi. Është shumë i rëndësishëm. Sot kishim mungesa, por dhe ata që u futën dhanë maksimumin dhe morëm pikët.”

Përvoja: Kacbufi është 20 vjeç dhe në këto raste një 20-vjeçar te ne ende nuk është pjekur taktikisht. Lojtarët e rinj duan kohën e vet. Kacbufi e interpretoi mirë ndeshjen, por e gjithë skuadra kishte balancë në lojë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat