Renova pa probleme e mposhti Pelisterin

Futboll

Renova pa probleme e mposhti Pelisterin

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 21:20
Renova pa probleme e mposhti Pelisterin

Futbollistët e Renovës kanë shënuar fitore në fushë të vet kundër Pelisterit me rezultat 2:0, në javën e 10-të të ligës së parë futbollistike.

Kjo ishte fitorja e 6-të në sezonin e ri dhe me 21 pikë gjendet në pozitën e dytë, pas liderit Shkupi, që ka dy pikë më shumë, pas fitores 0-1 ndaj Tikveshit në Kavadar, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Pjesa e parë e ndeshjes në stadiumi e qytetit në Tetovë përfundoi pa gola, edhe pse vendësit patën disa raste të mira.

Në minutën e 61-të të ndeshjes zhbllokohet rezultati. Pas ekzekutimit të kornerit në zonën e rreptësisë ishte mbrojtësi Medin Bajrami që goditi topin me kokë, por një futbollist i mysafirëve e preku me dorë, duke mos lejuar që topi në hyjë në rrjetë. Referi tregoi në pikën e bardhë, ndërsa realizoi me sukses Selmani.

Nuk vonoi shumë, në minutën e 72-të, dhe Shefiti ngriti rezultatin në 2-0, duke shënuar gol me këmbën e majtë, pas një asisti të Selmanit.

Pas rezultatit 2-0, Medin Bajrami qëlloi edhe shtyllën portës mysafire, por edhe kësaj radhe fati nuk ishte me te.

Të mërkurën, Renova në stadumin e qytetit në Tetovë e pret ndeshja kundër

Shkëndijës në kuadër të 1/8-së së finalës së kupës së RMV-së, kurse Pelisteri takohet me Rabotnickin.

Rezultatet, java e  10-të

Struga RL-Borec 1-1
A.Pandev-Shkëndija 2-1
Tikvesh-Shkupi 0:1
Renova-Pelister 2-0
Bregallnica-Mak. GJP 4-1
Rabotnicki-Skopje 0:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat