Juve-Roma, dueli që vlen për betejën për titull

Futboll

Juve-Roma, dueli që vlen për betejën për titull

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:06
Juve-Roma, dueli që vlen për betejën për titull

Juventus-Roma është kryendeshja e kësaj të diele, ku përballja do të përcaktojë se cila skuadër do të jetë me bindëse në garën për titull kampion në Seria A, edhe pse është ende herët.

Juventus pas nisjes zhgënjyese në kampionat ka nisur vrullshëm marshim dhe prej disa ndeshjesh nuk njeh humbje. Ekipi i Alegrit ndodhet ka 11 pikë, katër pikë më pak se Roma e Murinjos.

Juventusi e nis me probleme këtë ndeshje pasi nuk ka në dispozicion sulmuesit Dibala dhe Morata. Sigurisht sulmi do ti besohet Kiezës dhe Kean. Për Moratën mendohet se vlerësimi do të jepet në momentet e fundit. Ai ka dalë në stërvitje duke kryer ushtrime të veçuara, por gjendja e tij fizike do të vlerësohet në momentet e fundit.

"Ata kanë një trajer ekspert si Murinjo  dhe janë të rrezikshëm kur e kanë topin ne zotërim, është një skuadër që duhet sfiduar", shprehet trajneri i juventinëve.

Alegri duket se mbështetet shumë tek forma e Ramsey i cili përballë Romës do të luajë që në nisje të ndeshjes.

Megjithatë trajnezi i Zonjës së Vjetër shpreh respekt për Murinjon, por shton se ndeshja nuk do të jetë mes tyre.

Të njëjtin koment vlerësimi bëri edhe trajneri portuguez në adresë të Alegrit "Kam respekt dhe stimë për Alegrin. Në këtë përballje nuk mund vihet në peshë se cili trajneri ka fituar më shumë", u shpreh Murinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat