Shkëmbi: Vllaznia e fortë

Futboll

Shkëmbi: Vllaznia e fortë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:30
Shkëmbi: Vllaznia e fortë

Një përballje me histori, mes rivalitetit të së shkuarës por dhe të tashmes. Me dy pretendentë që vendosën përballë në një klasike të futbollit shqiptar në një kampionat ku diferencat janë të vogla siç pranon në konferencën për shtyp të bluve përpara sfidës dhe trajneri Bledi Shkëmbi, ku ndryshimet mes skuadrave i sheh të vogla.

“Kampionati duket që është nga më të vështirët dhe asnje skuadër spo bën diferencën dhe jam i bindur që askush deri në fund nuk do të arrijë te bëjë diferencë të madhe”.

Gjithsesi për atë që ka bërë sezonin e kaluar dhe atë që po tregon gjatë këtij kampionati, Shkëmbi e cilëson Vllazninë si një kundërshtar që meriton vlerësimin maksimal.

“Vllaznia është një kundërshtar i fortë, që bën futboll të mirë dhe e meriton që ne ta respektojmë sepse e tregon ndeshje pas ndeshje dhe javë pas jave”.

Do të jetë dhe përballja e miqve të vjetër, me Shkëmbin që do të gjejë përballë Latifin por dhe Imamin që do të ketë një sfidë me ish shokët e tij të skuadrës.

“Latifi është bashkëlojtar i imi që kemi fituar shumë. Një lojtar që është nje luks për Superioren por ekipi im në sulm është më i mirë se çdo ekip tjetër”.

Eni Imami: “Kam kaluar një vit shumë te mirë atje dhe po e pres me padurim këtë ndeshje. Do të kem emocione por e di që do kem mbështetjen e tyre dhe pse ne fund do mbesin të zhgënjyer”.

Për Dinamon në këtë ndeshje mungesë e sigurtë është ajo e Gavazajt që i shtohet të skualifikuarit Sofranac ndërsa ka dhe disa dyshime të vogla për trajnerin Shkëmbi, që pritet të marrin një përgjigje në çastin e fundit/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat