Guendozi rikthen Marseille te fitorja

Futboll

Guendozi rikthen Marseille te fitorja

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:08
Guendozi rikthen Marseille te fitorja

Marseille triumfon me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Lorientit në “Velodrome” dhe ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 17 pikë, 10 më pak se PSG kryesuese, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 13’ me anë të Lauriente, megjithatë avantazhi zgjati deri në të 27-ën, kur Guendozi shërbeu saktë për Kamara, i cili ia doli të rikthejë baraspeshën.

Në pjesën e dytë ishin pikërisht mesfushori francez Matteo Guendozi që shënoi dy herë të tjera dhe Arkadiusz Milik, të cilët kompletuan fitoren me rezultatin 4-1 të Marseille, që ndal kështu serinë e rezultateve negative.

Kjo fitore vjen pas thuajse një muaji për Marsaeille, që për herë të fundit kishte marrë tre pikët më 19 shtator dhe në tre ndeshjet e ardhshme numëronte një barazim e dy humbje radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat