Kështu duket tabela në Superioren e Shqipërisë4

Futboll

Kështu duket tabela në Superioren e Shqipërisë4

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:10
Kështu duket tabela në Superioren e Shqipërisë

Dy ndeshjet e luajtura ditën e sotme kanë sjellë risi në renditjen e ‘’Abbisnet Superiore’’ ku Tirana ka marrë arratinë nga rivalët e tjerë.

Fitorja me Teutën, i ngjit bardheblutë në vendin e parë në kuotën e 11 pikëve, 3 më shumë se Kukëso.

Kështu Tirana mbetet në vend të parë për këtë javë, pasi si do të shkojë sfida e nesërme ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos nuk do t’i cenonte kreun kryeqytetasve.

Image

Skuadra e Orges Shehit do të shkojë kryesuese në derbin me Partizanin që do të luhet javën tjetër.

Teuta dhe Egnatia që ndodhen në kuotën e 8 pikëve. Ndërkohë Partizani mbetet në vendin e 7-të me vetëm 4 pikë në 5 ndeshje, ndërsa sfida e nesërme Vllaznia-Dinamo do të ndryshonte sërish renditjen në rast se do të kishte një fitues.

REZULTATET

DJE

Laçi-Egnatia 0-1

Kastrioti-Skënderbeu 2-0

SOT

Partizani-Kukësi 1-1

Tirana-Teuta 3-2

NESËR

Vllaznia-Dinamo 19:45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat