Arsenali jep detajet e fundit rreth lëndimit të Xhakës

Futboll

Arsenali jep detajet e fundit rreth lëndimit të Xhakës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:12
Granit Xhaka

Arsenali do të luajë sonte ndaj Crystal Palace në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së tetë në Premier League.

Përpara sfidës, klubi londinez ka njoftuar për më të rejat e skuadrës nga lëndimet.

Nga skuadra e Arsenalit, vetëm Granit Xhaka mbetet i lënduar, gjersa pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm për selektim.

“Gjuri i djathtë. Granit po bën përparim të mirë në fazat fillestare të shërimit të tij nga një dëmtim mesatar i ligamentit të gjurit të pësuar në 26 shtator. Qëllimi aktual është që Granit të kthehet në stërvitje të plotë herët në Vitin e Ri.

Të gjithë lojtarët e tjerë në skuadrën e meshkujve janë aktualisht të gatshëm dhe të disponueshëm për përzgjedhje, me të gjithë lojtarët që kthehen nga detyra ndërkombëtare pa probleme aktuale të rëndësishme.

Si pjesë e protokollit të Premier Ligës, të gjithë anëtarët e skuadrës sonë të parë dhe stafi ndihmës vazhdojnë të testohen rregullisht për COVID-19”, thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të klubit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat