Harry Kane afër rekordit të Rooneyt

Futboll

Harry Kane afër rekordit të Rooneyt

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:20
Harry Kane

Harry Kane mbylli një ecuri prej gjashtë ndeshjeve radhazi pa shënuar në edicionin 2021-22 të Premer Ligës, duke realizuar një nga tre golat në fitoren 3-2 si mysafir i Newcastles.

Ndonëse i ka munguar efikasisteti i golave këtë edicion të ri, Harry Kane tashmë është në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kampionatit anglez dhe mund të thyejë shumë rekorde në vazhdimësi.

Me golin ndaj Newcastles, Harry Kane ka shënuar golin e 88-të vetëm si mysafir në Premier Ligë, duke e bërë këtë në 128 ndeshje.

Rekordin për më së shumti gola të realizuar në transfertë në Premier Ligë e mban ish-sulmuesi i United dhe Everton, Wayne Rooney, i cili ka 94 gola të realizuara në 243 ndeshje.

Kane tani është 6 gola larg si mysafir për të barazuar Rooneyn, gjersa ka një numër shumë më të vogël të paraqitjeve të zhvilluara se bashkëkombasi i tij.

29-vjeçari doli i dyti në listë duke e tejkaluar legjendën Alan Shearer i cili kishte 87 gola të realizuara në 219 paraqitje gjithsej në Premier Ligë në ndeshjet si mysafir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat