Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit?

Futboll

Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit?

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:29
Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit?

Antonio Cassano, një ish-futbollsit, që në kohën e tij konsiderohej talent i jashtëzakonshëm, u kthye në “Bobo TV”, kanalin Twitch të Vierit, ku lëshoi një nga deklaratat e tij tipike me zë të lartë. Këtë here kishte zgjedhur Cristiano Ronaldon për shënjestër.

“Mjaft me këtë teatër! Cristiano Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit? Ai nuk është as ndër pesë të parët. Për mua, Messi, Pelé, Maradona, Cruyff dhe Ronaldo “Fenomeni” janë në një nivel tjetër.”

Cassano foli edhe për blerjen e mundshme të Erling Haalandit nga Reali i Madridit:

“Ata më kanë thënë: kujdes, se Bayerni dëshiron të nënshkruajë me Haalandin! Pastaj, Madridi dëshiron edhe Lewandowskin për disa vjet. Do të kishte kuptim për mua,” – tha Cassano.

Por Vieri, ornagizatori i këtij debati, ishte kundër Cassanos:

“Epo, nga ana tjetër, edhe mua më kanë thënë se Haaland do të shkojë në Madrid me 100%. Kështu më thonë, por nuk e di nëse është e vërtetë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat