Boga larg Sassuolos, e kërkon Real Betis

Futboll

Boga larg Sassuolos, e kërkon Real Betis

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:39
Boga larg Sassuolos, e kërkon Real Betis

E ardhmja e Jeremie Boga te Sassuolo vazhdon të jetë në pikëpyetje te Sassuolo.

24-vjeçari, i cili gjatë merkatos së verës refuzoi kalimin te Atalanta për të qëndruar në Emilia-Romagna, duket se në fund të sezonit, kohë kur i përfundon edhe kontrata do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Alessio Dionisi.

Sipas mediave spanjolle futbollisti do të transferohet pikërisht në kampionatin spanjoll.

Real Betis është gati ta afrojë futbollistin në skuadër duke i ofruar fillimisht një para-kontratë gjatë merkatos së janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat