Batatina është gëzuar shumë për fitoren 0:6

Futboll

Batatina është gëzuar shumë për fitoren 0:6

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:28
Batatina është gëzuar shumë për fitoren 0:6

Llapi ka shënuar fitore në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Batatinës e ka shkatërruar Ulpianën në udhëtim, me rezultat 0:6.Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Ulpianës.

‘Emocionet janë të mëdha fiton këtë ndeshje dhe e arrin fitoren e 100-të dhe do të jetë një kujtim i bukur. Kemi përgatitur ndeshjen mirë janë angazhuar maksimalisht.

Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne. Ka qenë qëllimi të mos pranojmë gol dhe e arritëm qëllimin tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës’, deklaroi, Batatina.

Me këtë fitore Llapi tashmë ngritet në kuotën e 12 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Ulpiana mbetet e fundit në tabelë me shtatë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat