Aguero: Ishte një vendim i hershëm

Futboll

Aguero: Ishte një vendim i hershëm

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:58
Aguero: Ishte një vendim i hershëm

Kun Agüero debutoi me fanellën e Barcelonës në ndeshjen kundër Valencia, fundjavën e kaluar. Ai u hodh në fushë në minutën e 87-të dhe kishte një ndjenjë të mirë me lojën. Ronald Koeman është i bindur se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm në pjesën ofensive të Barcelonës.

Edhe ish-lojtari i Manchester City, gjithashtu, shpreson ta ndihmojë ekipin e tij të ri, shumë në nevojë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një vendim i hershëm, qysh kur firmosa. Kërkova numrin 19, sepse e kam përdorur në ekipin kombëtar. Leo tashmë kishte numrin 10, kur mbërrita në kombëtaren argjentinase”.

“Unë përpiqem të stërvitem mirë. Ky është vendimi i trajnerit. Kur i bëni gjërat mirë, keni më shumë shanse. Ka lojtarë shumë të mirë në skuadër dhe duhet t’i respektoni ata. Pozicioni fitohet duke qenë fizikisht mirë dhe më pas duke bërë gjërat mirë në fushë”, tha Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat