Batatina shënon fitoren e 100-ta nën drejtimin e Llapit

Futboll

Batatina shënon fitoren e 100-ta nën drejtimin e Llapit

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:07
Batatina shënon fitoren e 100-ta nën drejtimin e Llapit

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, sot ka shënuar fitoren e 100-të prej se drejton klubin.

Ai ndihet krenar për fitoren në Lipjan me rezultat 6:0 ndaj Ulpianës, në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

“Fitoren e madhe sot ndaj Ulpianës me rezultat 0:6, të 100-tën jubilare nën drejtimin e KF Llapit ia dedikoj Komandantit Legjendar Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së!

Nga mali së bashku me ju, tash po shkruaj histori në liri me rininë e vendit tim!”, ka shkruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat