Në Maqedoninë e Veriut luhet derbi i madh shqiptar

Futboll

Në Maqedoninë e Veriut luhet derbi i madh shqiptar

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:57
Në Maqedoninë e Veriut luhet derbi i madh shqiptar

Të mërkurën në orar është ndeshja në kuadër të garave të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kundërshtar i Shkëndijes nga Tetova në këtë fazë të 1/8 të finales së Kupës është skuadra e Renovës.

Ndeshja do të luhet ditën e mërkurë me fillim në orën 14:00 në Stadiumin e qytetit në Tetovë. Njëjtë si në vitin e kaluar, në këtë fazë të 1/8 të finales së Kupës do të luhet vetëm një ndeshje.

Egzon Bejtullai, tha: “Kundër Renovës do të jetë ndeshje e vështirë duke marrë parasysh që ata janë në një seri shumë pozitive të rezultateve.

Por normalisht që edhe ne jemi të përgatitur për këtë sfidë, e cila do të jetë e vështirë si për ne, poashtu edhe për ata.

Në ndeshje hyjmë shumë të koncentruar sepse Shkëndija është skuadër e cila gjithmonë luan për të fituar titujt. Edhe më të vështirë këtë sfidë e bën fakti që luhet vetëm një ndeshje dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi që një gabim mund të na kushtojë shumë.

Por ne do të japim maksimumin dhe besoj që në fund do të dalim me fitore”.

Kundërshtari:

Renova

Ekipi i Renovës në 1/8 e finales së Kupës u kualifikua duke e mundur ekipin e Gostivarit në fazën paraprake, me rezultatin 4:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat