Sheikët e Newcastles kanë mendjen të këta lojtarë

Futboll

Sheikët e Newcastles kanë mendjen të këta lojtarë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:39
Sheikët e Newcastles kanë mendjen të këta lojtarë

Newcastle United është duke shikuar mundësinë për të bërë ofertë për ish mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, që tani është te Fenerbahce.

Gjermani ishte ndër lojtarët më kreativë në Evropë edhe pse viteve të fundit ka humbur formën.

Ozil u largua nga Arsenal për t’iu bashkuar Fenerbahce si agjent i lirë, por tani është ‘shënjestër’ e Newcastle Unitedit.

Gazetari Ekrem Konur, raporton se sheikët e Newcastle janë duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me Atalay Bayindir (portierin) dhe Ozilin që është kapiten i skuadrës.

Ende nuk dihet nëse Ozil është i hapur për rikthimin në Premierligë, ngase e ka thënë më herët se Fenerbahce është klubi i ëndrrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat