Ndryshon situata në Premier League

Futboll

Ndryshon situata në Premier League

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:02
Ndryshon situata në Premier League

Duket se fushata e vaksinimit të lojtarëve ka shkuar mirë gjatë muajit të fundit. Premier League ka konfirmuar sot se 68% e futbollistëve kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Ndërsa 81% e lojtarëve ka kryer të paktën njërën dozë.

Shifra këto më të larta se ato të para një muaji, kur të vaksinuar ishin vetëm 50% e lojtarëve.

“Të dhënat tregojnë një përmirësim të kësaj situatë në Premier League. Mesazhet sensibilizuese kanë dhënë efekt. Një ndryshim pozitiv, që na lë të shpresojmë për një sezon të mirë”, thanë drejtuesit e Premier.

Në fund të shtatorit, të vaksinuar ishin vetëm 50% e lojtarëve, e dhënë kjo e marë nga 7 klube që luajnë në Premier. Liverpool është skuadra që ka prqindjen më të lartë të të vaksinuarve, 99% të lojtarëve dhe stafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat