Progni spektakolar, i dhuron fitoren Gjilanit

Futboll

Progni spektakolar, i dhuron fitoren Gjilanit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:00
Progni spektakolar, i dhuron fitoren Gjilanit

Futbollisti Gerhard Progni është kreator i fitore së Gjilanit, me rezultat 2:1 ndaj liderit të derisotshëm, Drenicës nga Skenderaj.

Gjithçka u vendosë në pjesën e dytë përmes Prognit spektakolar. 

Ai realizoi gol të bukur në minutën e 65-të, ndërsa në atë të 76-tën nga penalltia thellon epërsinë (2:0).

Pas 7 minutave (83′) Baton Zabërgja ngushton rezultatin në 2:1.

Pas javës së 10-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Drenicën dhe Gjilanin, secila nga 17. 

BKT Superliga

Dukagjini - Ballkani 0:0
Gjilani - Drenica 2:1
Prishtina - Malisheva 2:1
Ulpiana - Llapi 0:6
Feronikeli - Drita 0:2

Tabela
1. Ballkani    10    4    6    0    12:7    18
2. Drenica    10    5    2    3    15:11    17
3. Gjilani    10    4    5    1    13:9    17
4. Drita    10    4    4    2    9:6    16
5. Prishtina    10    3    4    3    13:10    13
6. Malisheva    10    3    3    4    10:9    12
7. KF Llapi    10    3    3    4    12:12    12
8. Dukagjini    10    2    4    4    8:9    10
9. Feronikeli    10    3    1    5:14    10
10. Ulpiana    10    1    4    5    9:19    7
Në javë e ardhshme do të takohen: Llapi - Drita, Gjilani - Feronikeli, Malisheva - Ulpiana, Drenica - Dukagjini dhe Ballkani - Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat