Felipe njësoj si Rafael Toloi?

Futboll

Felipe njësoj si Rafael Toloi?

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:48
Felipe njësoj si Rafael Toloi?

Luiz Felipe njësoj si Rafael Toloi? Për momentin është vetëm një hamendësim. Mbrojtësi i Lazios mund të grumbullohet nga skuadra kombëtare e Italisë, sepse zotëron dy pasaporta, atë braziliane dhe atë italiane.

Në të kaluarën ka ndodhur edhe një herë kjo situatë, në mars të vitit 2019, me skuadrën Under 21 të Italisë. Por, Luiz Felipe, ndryshoi mendim sapo arriti në grumbullim dhe Federata e shpjegoi këtë fakt me një deklaratë zyrtare:

“Lojtari i Lazios, Luiz Felipe i grumbulluar në kombëtaren Under 21, u paraqit në vendin e grumbullimit në Romë dhe ka shfaqur një gjendje shpirtërore, në lidhje me dyshtetësinë e tij, që nuk mund ta lejonte që të luante me qetësi dy ndeshjet miqësore të radhës.

Prandaj tekniku Luigi Di Biagio ka vendosur që ta heqë emrin e lojtarit nga lista e të grumbulluarave dhe ta lejojë të kthehet tek klubi i tij.”.

Ëndrra e lojtarit në atë kohë ishte që të vishte fanellën e Brazilit dhe të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, një ëndërr që nuk u realizua për shkak të dëmtimit në kavilje.

Mancini mund ta shohë si një element të rëndësishëm për Botërorin e Katarit. Por, është akoma shpejt. Luiz Felipe, që deri tani ka luajtur vetëm me Brazilin U20, duhet të zgjedhë përfundimisht kombëtaren që do të përfaqësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat