Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së 10

Futboll

Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së 10

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Xhiro e 10 e Superligës së Kosovës ka përfunduar sot, ku dy ndeshjet përmbyllëse ishin ajo mes Gjilanit e Drenicës dhe Dukagjinit e Ballkanit.

Xhiron e 10 e hapi skuadra e Dritës e cila shënoi fitore 2:0 kundër Feronikelit, ku në të njëjtin orar ndeshje zhvilloi edhe skuadra e Llapit që mposhti me rezultat të thellë 6:0 Ulpianën, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje zhvilloi edhe kampioni aktual Prishtina, e cila regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Malishevës.

Dy ndeshje e fundit të kësaj xhiroje ishin ajo mes Dukagjinit dhe Ballkanit në të cilën nuk ka fitues, dhe ajo mes Gjilanit e Drenicës, ku këtë të fundit e fitoi skuadra e Gjilanit me rezultat 2:1.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Ballkani me 18 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll skuadra e Dritës me gjithsej 16 pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini dhe Feronikeli me nga 10 pikë, dhe Ulpiana me shtatë sosh, gjenden në tri pozitat e fundit të tabelës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat